Çmimi i lakrës nuk është rritur këtë vit (VIDEO)

Maja, çdo vit përgatit turshinë ne shtëpi, edhe sot po blinte 30 kilogram lakër për turshi, thotë se në krahasim me çmimin në market, turshitë që i bën vetë janë më të mira, raporton Klan M.

E shtëpisë është e shtëpisë, nuk mund të zëvendësohet nga një fabrikë në asnjë mënyrë, çdo vit përafërsisht blejmë 30 kilogram

A është rritur çmimi këtë vit?

Po është rritur çmimi pakës

Por përsëri bëni turshi?

Po bëjmë.

Këtu e sjellim, e pastrojmë dhe kujdesemi që të jetë më e mirë për shitje, e freskët, e vjelur në mëngjes.

E roze, shitëse e lakrës thotë se çmimi për një kilogram lakër nuk është i paguar mjaftueshëm dhe se nuk ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar.

Këtë vit çmimi nuk mjafton sepse çdo gjë është shtrenjtuar, nafta është gjithnjë e më e shtrenjtë, shumë është rendë që të kultivohet lakër, ja edhe vetë e shihni, traktorë, pra bujqësia patjetër të punohet.

Si shkon shitja?

Nuk është mirë, viti i kaluar ishte më mirë, por këtë vit nuk është aq mirë, nuk kanë para, varfëria e bën këtë.

Rozeja shton se edhe pse kjo kulturë bujqësore kërkon shumë përkushtim dhe punë, çmimi për një kilogram lakër këtë vit shkon nga 25 deri në 30 denarë dhe thotë se nëse krahasohet përkushtimi dhe harxhimet për të dalë produkti siç duhet, ky çmim nuk është aspak i mirë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share