Pendarovski-Stoltenberg: NATO-të të vazhdojë me përkrahjen e Ukrainës për stabilizimin e situatës në gjithë hapsirën euroatlantike

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka realizuar bisedë telefonike me sekretarin gjeneral të NATO-s , Jens Stoltenberg.

Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për bashkëpunimin mes RMV-së dhe NATO-s, për çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, sfidat enerjgetike dhe temat e sigurisë liduhr me stabilitetin në rajon.

Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, presidenti Pendarovski ka riafirmuar mbështetjen për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se RMV si anëtare e NATO-s, do të ofrojë edhe më tej ndihmë luftarake, humanitare dhe diplomatike, me qëllim të ndërpritet agresioni rus mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosjen e paqes.

Sekretari gjeneral Stoltenberg ka falenderuar Pendarovskin për mbështetjen që RMV i’a jep popullit ukrainas në mbrojte të vendit të tyre.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Aleanca duhet të vazhdojë me përpjekjet e saja për mbështetje të Ukrainës me qëllim stabilizimin e situatës në gjithë hapësirën euroatlantike./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share