Pala bullgare vazhdon me reagime pas miratimit të rezolutës

RADEV: PROPOZIMI ME SHUMË KËRKESA TË BULLGARISË, POR MUND TË ISHTE MË I SUKSESSHËM

Propozimi francez përfshin shumë nga kërkesat bazë të Bullgarisë, por mund të ishte edhe më I suksesshëm në përgjithësi. Kështu ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev duke nënvizuar se në këtë process nevojitej më shumë vëmendje.

“Propozimi francez përmban shumë nga kërkesat bazë të Bullgarisë, por mund të ishte edhe më i suksesshëm në përgjithësi, përfshi edhe protokollin bullgaro-maqedonas, nëse politikanët tanë do t’i kushtonin shumë më shumë vëmendje këtij procesi, nëse diplomatët tanë në Ministrinë e Jashtme nuk mbështeteshin vetëm te institucioni President dhe nuk humbisnin kohë dhe energji në tentimin që politikën divergjente të kryeministrit ta sillnin në një kornizë të pranueshme”, deklaroi Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev

Në ndërkohë pas miratimit të rezolutës së djeshme në parlamentin bullgar nuk ka munguar reagimi I ministrisë së jashtme bullgare.

“Është koha që faktorët përgjegjës në Maqedoninë e Veriut me vepra dhe jo me fjalë ta tregojnë përkushtimin e tyre për ardhmërinë evropiane të rajonit. Shpejtësia me të cilën Maqedonia e Veriut do të udhëtojë drejt anëtarësimit varet nga ajo dhe nuk do të prolongohet nëse vendi i zbaton përgjegjësitë e marrë lidhur me vlerat evropiane dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, Ministria  e Jashtme Bullgare

Maqedonia e Veriut duhet të shoh edhe zyrtarisht propozimin përfundimtarë francez, pasi versioni draft përmban dy çështje të papranueshme për vendin, futjen e protokollit nga komisioni historik në korrnizën negociuese si dhe kohën e hapjes së Kushtetutës ku do të duhej që bullgarët të përfshihen në preambulën./KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share