Humb jetën 73 vjeçari pasi rrokulliset me traktor

 Një banor i fshatit Sujaklari të Velesit dje ka humbur jetën pas rrokullisjes me traktor.

Siç informon MPB-ja, dje në orën 14:45 nga SPB Veles dhe Ndihma e shpejtë Veles është bërë e ditur se në atarin e fshatit Sujaklari të Velesit është konstatuar veçmë vdekja e personit A.K (73).

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas njoftimit, në terren ka pasur një traktor të përmbysur, ndërsa trupi i A.K. ka qenë nën të.

Mbikëqyrje ka kryer ekipi i SPB Veles, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share