Pendarovski: Shfuqizimi i marrëveshjes me Bullgarinë ndal eurointegrimin e vendit

“S`MUND TË FLITET PËR EUROINTEGRIME NËSE S`KA MARRËVESHJE PËR FQINJËSI TË MIRË”

Presidenti Pendarovski nuk e mbështet referendumin për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, për shkak se, sic thotë, kjo do të ndalte eurointegrimin e vendit, raporton Klan M.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për media me Presidenten sllovake, Zuzana Çaputova, Presidenti Pendarovski përsëriti se nuk mund të flitet për integrime evropiane, nëse nuk kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nëse përmes referendumit kontestoni Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe negociatat e integrimet evropiane, është njëjtë sikurse dikush t`ju thotë se mundemi që përmes referendumit ta kontestoni ose shfuqizoni Marrëveshjen e Prespës dhe të mbeteni anëtare të NATO-s. Kjo nuk është e mundshme.Të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjtë dhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë sic quhen nga BE-ja kanë qenë dhe janë një nga parakushtet kryesore për integrime për cdo vend, jo vetëm nga ky rajon, por në gjithë botën postkomuniste pas vitit 1990” – deklaroi Pendarovski.

VMRO-DPMNE-ja nisi procedurën për nismën qytetare për grumbullimin e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit obligues. Pyetja e referendumit ka të bëjë me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë që e nënshkruan Kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, që sipas opozitës maqedonase, është burimi dhe fillimi I të gjithë problemeve për Maqedoninë me të cilën Bullgaria bazoi kërkesat maksimaliste. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share