Pendarovski: Pranoj debat me të gjithë kundërkandidatët

Kandidati për president Stevo Pendarovski e ka pranuar ftesën e servisit nacional publik për pjesëmarrje në debat me të gjithë kundërkandidatët në garën presidenciale, njoftuan nga ekipi për komunikime “Për presidentin tonë Stevo”, përcjell MIA.

“Vendosa ta pranoj ftesën për debat të përgjithshëm në shërbimin nacional publik – Radiotelevizioni i Maqedonisë, duke pasur parasysh atë se të gjithë kundërkandidatë e mi e kanë pranuar ftesën që të marrin pjesë në debat”, theksoi Pendarovski.

Në mënyrë plotësuese Pendarovski, informoi se mbetem në qëndrimin e shprehur patraprakisht se është e nevojshme të zhvillohet rasti, në të cilin ka pasur indikacione të shprehura publikisht se servisi publik është përdorur për përpunim të anketave të rreme dhe debateve për rejtiungun e partive politike dhe kandidatëve për president, dhe me këtë edhe fabrikim të mendimit publik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Duke i qëndruar besnik parimit të transparencës për punën time si president ashtu edhe si kandidat për president në fushatën aktuale, po e informoj opinionin për këto çështje për të cilat ka pasur interes në ditët e fundit”, ka deklaruar  Pendarovski, qëndron në komunikatë.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share