Pendarovski: Në RMV agonia ka emër – jetë pa shpresë?!

Bashkësitë fetare pjesë e zgjidhjes së problemeve me korrupsionin

Përmes bashkëpunimit në Këshillin Ndërfetar, përmes grupit të miqësisë midis Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Bashkësisë Fetare Islame, në mënyrën më të mirë ruhet bashkëjetesa nga provokimet qëllimkëqija – tha Presidenti Pendarovski, në pritjen për festat e fundvitit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze e organizoi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare.

Sipas tij, sic njofton KlanM, jetojmë në kohë të krizave të thella, ekonomike, ekologjike, të sigurisë dhe asaj më të tmerrshme – krizës së vlerave.

“Jemi dëshmitarë të luftave që zhvillohen mes popujve të feve të ndryshme, por edhe mes popujve të të njëjtit religjion. Ndërgjegja e botës është rënduar nga vuajtjet e viktimave civile, të pleqve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve. Specifika kryesore e kohës së krizës është frika, shumë më tepër se shpresa”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas Presidentit Pendarovski, agonia ka emër. Qytetarët e kanë pagëzuar si jetë pa shpresë. Ai, sic njofton KlanM, ka cituar një anketë, sipas së cilës, problem kryesor në vend është korrupsioni, si gjenerator i varfërisë, padrejtësisë sociale dhe largimit nga vendi.

“Duke marrë parasysh se shoqëria maqedonase është religjioze, nuk duhet të na befasojë fakti se për 84% të qytetarëve, faktori kryesor për përhapjen e korrupsionit është kriza e thellë morale në shoqëri. Por, përkundër faktit se 9 nga 10 qytetarë deklarohen si besimtarë, megjithatë, çdo I katërti këtë vit ka marrë pjesë në ndonjë veprim korruptiv”, tha Pendarovski.

Sipas Presidentit bashkësitë fetare janë pjesë të zgjidhjes së këtij problemi. Edhe pse nuk është detyrë e tyre ta sanksionojnë korrupsionin, feja mund t`i zhvillojë veset e mira tek besimtarët duke krijuar një masë kritike që do të transformonin frymën e shoqërisë, për ta bërë korrupsionin si të papranueshëm për qytetarët. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share