Punonjësit në Prokuroritë nisin grevën – kërkojnë rritje të pagave për 78%

DEANOVSKI: NUK DO TË LEJOJMË ASNJË PRESION, MINISTRI NUK GJETI KOHË PËR TË NA TAKUAR

U mblodhën para Prokurorisë Themelore Publike për të paralajmëruar grevën. Punonjësit e Prokurorive Publike kërkojnë rritje të pagave për 78 për qind dhe rikthim të shtesave në pagat prej 35 për qind. Punonjësit e prokurorive filluan që sot me grevën, ndërsa nesër fillojnë me protest punonjësit e gjykatave.

“Nuk do të lejojmë asnjë presion ndaj punonjësve për t’i krye obligimet e punës, përveç atyre që janë urgjente dhe ato të cilat nuk mund të prolongohen. Ministri i Drejtësisë u njoftua për fillimin e grevës, por nuk gjeti kohë të na takojë dhe t’i dëgjojë kërkesat tona. Tek të gjitha partitë politike në Kuvend u është dërguar një amendament, me të cilin kërkohet që me ribalancin e buxhetit të parashikohen paga më të larta për punonjësit e prokurorive. Ne jemi të gatshëm të përballojmë të gjitha presionet e mundshme” – tha Trpe Deanovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Greva do të mbahet në gjithsej 28 prokurori publike në vend. Sipas ligjit, punonjësit e prokurorive publike do të punojnë vetëm në raste kur ka paraburgim, bastisje apo ankesa urgjente. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share