Pendarovski në PFD 2023: Lufta në Ukrainë të mos jetë nxitje për zgjerimin e BE-së!

Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në sesionin “Paqë dhe demokraci kundrejt luftës dhe autokracisë” në PFD 2023, që mbahet në Strugë me temën “Familje e zgjeruar evropiane deri në 2030: Mision i (Pa)mundshëm?”, njofton KlanM.

Presidenti Pendarovski në këtë session ka folur rreth çështjes së agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimeve që solli lufta në kontinentin evropian.

“Nëse lufta në Ukrainë është shkas që BE-ja ta kthejë interesin për zgjerimin drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, atëherë, shtrohet pyetja – çfarë do të ndodh kur të përfundojë lufta në Ukrainë? Nuk do të doja që lufta të jetë nxitje për diçka pozitive që duhet të ndodh” – ka deklaruar Presidenti Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Presidentit, sic njofton KlanM, tempoja e ngadaltë e procesit të integrimit në BE, paraqet kërcënim për demokracinë dhe paqën në Ballkan.

“Pritja shumë e gjatë për anëtarësim në BE mund të rezultojë që njerëzit të kërkojnë alternativa dhe të ketë një rënie të ndjeshme të mbështetjes për anëtarësim në BE, kurse pa procesin aderues paraqiten hapësira për ndikime malinje për shkak të faktit se vendi-kandidat nuk është pjesë e mekanizmave të përbashkëta për këmbimin e informacioneve dhe menaxhimit me krizat” – tha Pendarovski.

Që të shihet progresi sistematik dhe i pakthyeshëm, sipas Pendarovski, sic njofton KlanM, nevojitet kornizë juridike, politike dhe ekonomike por edhe siguri dhe kundërzbulim. BE-ja, sipas Persidentit, paraqet kornizë solide për tri komponentat e para, kurse NATO-ja për dy të fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share