Pendarovski jep urdhër: Një kontigjent ushtarësh të niset drejt Sllovenisë

Presidenti Stevo Pendarovski, si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i dha urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, të marrë masa për përgatitjen e një kontingjenti të ushtarëve dhe mjeteve materiale dhe teknike, që të dërgohet sa më shpejtë në Republikën e Sllovenisë për ndihmë në përballimin e pasojave të përmbytjeve katastrofike që përfshinë të gjithë vendin.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Shefit të Shtetit, presidenti Pendarovski paraprakisht në një bisedë me presidenten sllovene Natasha Pirc-Musar ka shprehur keqardhje për Slloveninë dhe gjithë banorët e saj për humbjet dhe dëmet e pësuara nga vërshimet në shkallë të madhe dhe shprehu gatishmërinë për ndihmë.

“Sllovenia është një mike e madhe e Maqedonisë së Veriut, shtëpia e shumë bashkëqytetarëve tanë, aleati ynë në NATO, vend me të cilin ne bashkëpunojmë në disa procese dhe iniciativa dhe synojmë të kemi një të ardhme të përbashkët në kuadër të BE-së. Shoqëria maqedonase e kujton ndihmën që Sllovenia na ka dhënë në të kaluarën në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë sipas nevojave të shprehura të palës sllovene në kuadër të mundësive tona”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share