14 profesorë kanë pranuar njoftim për bombë në Shkup

Në adresat private elektronike të 14 profesorëve sot pasdite është dërguar kërcënim për mjete shpërthyese në një shkollë të mesme të Shkupit, informojnë për MIA-n nga MPB-ja.

Menjëherë pasi është pranuar njoftimi, shtojnë, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuim të sigurt të objektit, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share