Pendarovski: I domosdoshëm modeli për të ndaluar ikjen e të rinjëve!

“PËRFITIMET NGA BE-ja – PËRVEÇ INTEGRIMIT TREGTAR DUHET EDHE AI POLITIK!“

“Aktualizimi i sërishëm i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike – ridizajnimi i politikës makroekonomike” ishte tema e Konferencës së mbajtur në Shkup, në organizim të Bankës Popullore në bashkëpunim me Komitetin “Breton Vuds”.

Si një vend i vogël, I hapur dhe me ekonomi që varet nga importi, Maqedonia e Veriut ndjen efektet e lëkundjeve globale dhe me rëndësi është të gjendet modeli për amortizimin e “shokut” të tregjeve në ambientin e rrethanave të ndryshueshme ekonomike – tha Presidenti Stevo Pendarovski në Konferencën “Aktualizimi i sërishëm i inflacionit dhe realitetet e reja gjeopolitike – ridizajnimi i politikës makroekonomike”.

Presidenti theks të posaçëm vuri tek shqetësimet për largimin e të rinjve.

“Për të ndaluar largimin e fuqisë së kualifikuar punëtore, duhet t`i kthehemi dilemës së Isaija Berlin dhe të përpiqemi që sistemet tona ekonomike t`i bëjmë më të kapshme dhe të zhvillojmë lirinë ekonomike dhe barazinë e mundësive. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale për zhvillimin ekonomik. Kjo mund të bëhet përmes reformave dhe integrimit të shpejtë në BE” – tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Presidenti tha se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pikërisht ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka nivelin më të lartë të integrimit tregtar me BE-në.

“Por, që qytetarët e RMV-së t`i ndjejnë përfitimet nga BE-ja, përveç integrimit tregtar, I domosdoshëm është edhe integrimi politik – që do të thotë të pranohen standardet dhe kriteret evropiane. Për këtë shkak, neve dhe vendeve të rajonit, më shumë se kurrë na duhet përforcimi i mëtejshëm, e jo zvogëlimi i lidhjeve me ekonomitë e zhvilluara” – deklaroi Pendarovski.

Me kombinimin e drejtë të politikave, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të sigurojnë inflacion të ulët dhe përshpejtim afatgjatë të konvergjencave të rajonit drejt BE-së. Për të prshpejtuar rritjen ekonomike, kyçe janë politikat strukturore, që duhet ta përmirësojnë klimën investuese nëpërmjet forcimit të sundimit të institucioneve dhe të së drejtës, investimeve në kaitalin njerëzor dhe përballja me ndryshimet klimatike. Këto ishin një pjesë e mesazheve gjatë hapjes së Konferencës Hulumtuese Ndërkombëtare, në organizim të Bankës Popullore në bashkëpunim me Komitetin “Breton Vuds” të mbajtur në Shkup. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share