Pendarovski: Boshnjakët janë pjesë përbërëse e shoqërisë!

Presidenti Stevo Pendarovski sot u ka dërguar urim pjesëtarëve të komunitetit boshnjak në vend me rastin e 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

“Kjo ditë është një nga festat e rëndësishme që simbolizon pasurinë e identiteteve etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore nën qiellin tonë. Në atdheun tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut, ne e kuptojmë diversitetin e identiteteve jo si dobësi, por si forcën dhe vlerën tonë më të madhe. Prandaj, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ne investojmë në fillin e gjithëpërfshirjes që mban bashkë etnitë e ndryshme për të mirë apo për keq”, qëndron në urimin.

Kreu i shtetit thotë se suksesi më i madh i shtetit është nëse të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht identitetit të tyre, e ndjejnë atë si atdheun e tyre dhe nëse përmes individualiteteve të tyre kontribuojnë për të mirën e përbashkët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne jemi krenarë që ju, boshnjakët, jeni pjesë përbërëse e shoqërisë sonë, por edhe një lidhje e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut me vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tuaj. Besoj se vetëm të bashkuar do t’i kapërcejmë të gjitha sfidat shëndetësore, politike dhe ekonomike dhe do të realizojmë vizionin e një Republike të qëndrueshme dhe të begatë të Maqedonisë së Veriut. Më lejoni që edhe një herë t’ju uroj 28 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve dhe t’ju uroj shumë shëndet, gëzim dhe lumturi, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share