Ofendimet e Akademisë Maqedonase ndaj shqiptarëve – shtysë dhe motiv për krijimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave

Ofendimet e shumta dhe skandaloze të bëra nga publikimet e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë dhe personalisht nga disa akademikë maqedonas ndaj popullit shqiptar, ka qenë një motiv shtesë për të krijuar Akademinë Shqiptare të Shkencave në Maqedoni.

Profesori universitar, Zeqir Kadriu rrëfen në Klan Debat proceset që sollën deri në themelimin e shoqatës që për qëllim ka edhe krijimin e Akademisë më vonë kur të krijohen kushtet. Kjo pasi administrata shtetërore ua ka refuzuar kërkesat e tyre për regjistrimin e Akademisë, prandaj intelektualët shqiptarë janë detyruar ta themelojnë atë si shoqatë. /KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share