Pendarovski: Besimi i ulët i institucioneve është pasojë e klientelizmit dhe lojaliteti partiak, si kritere për punësim

Presidenti Stevo Pendarvoski në fjalimin e tij të fundvitit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka folur për krizat me të cilat u përball vendi, si pasojë e zhvillimeve globale viteve të fundit. Ai tha se, Një pjesë e këtyre krizave ciklike në vazhdimësi u shkaktuan nga faktorë të jashtëm, ndaj të cilave ne kishin ndikim të vogël ose aspak ndikim megjithatë, përgjithësisht për gjendjet e pavolitshme brenda në shtet, theksoi presidenti, prej të cilave qytetarët në përqindje të madhe me të drejtë nuk janë të kënaqur, realisht pjesa më e madhe e përgjegjësisë bie mbi kurrizin e politikanëve dhe partitë politike, duke filluar nga garniturat e para në vitet e 90-ta e deri te ne sot, kur jemi në krye të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, raporton Klan M.

Ai po ashtu, ka drejtuar kritika sa i përket besimit të ulët të qytetarëve në institucionet shtetërore, duke thënë se kjo është pasojë e klientelizmit dhe partizimit të institucioneve.

“Kur besimi i institucioneve është nmë nivel të ulët, demokracia është në rrezik serioz. Në një ambient të tillë, populizmi dhe tendencat autoritare të cilat janë në rritje, e realizojnë më lehtë qëllimin e tyre, sepse demokracia nuk tregon nivel të mjaftueshëm të rezistencës. Kur klientelizmi dhe lojaliteti partiak janë kriter për punësim dhe përparim në karrierë, nuk duhet të befasojë dobësia e institucioneve. Bllokadat politike dhe fizike që i shohim në kryeqytet në muajt e fundit, me siguri nuk do të jenë të fundit”, tha presidenti Pendarovski. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share