Pejë: U mbajt edicioni i 33-të i Lojërave Tradicionale “Rugova 2024”

Në organizim të Komunës së Pejës, në Bogë u mbajt ediconi i 33-të Lojërat tradicionale “Rugova 2024”. Në këtë manifestim u zhvilluan kësaj radhe  ishin dy disiplina të lojërave tradiconale: Mundje, dhe  Rrëzimi i Duarve, si dhe program i pasur artistik

Manifestimin Lojërat tradicionale janë trashëgimi e lashtë kulturore e trevës së Rugovës, ndër më të vjetrat në nivel vendi ndaj interesimi dhe përkrahja  e institucioneve nuk mungon asnjëher. Kësaj radhe ky manifestim u  zhvillua me  program të pasur kulturo-sportiv. Përveç programit  në disiplinat sportive, këtë vit kishte edhe program më të ngjeshur artistik nga trevat e etnikumit shqiptar. Manifestimin në emër të Komunës ë Pejës e pëshëndeti kryetar Gazmend Muhaxherii.

“Edicionin e 33-të të garave dhe ju dëshiroj që kjo traditë me  vazhdu  pa  ndërpreje dhe i përgëzoj organizatorë”,deklaroi kryetari Gazmend Muhaxheri

Në krahasim me vitet e kaluara ku në program kishte shtatë disiplina kësaj radhe ishin vetëm rrëzimi i duarëve dhe mundja popullare të cilës iu dha më tepër hapësirë

 “Por rrëzimi i duarëve është atraksion dhe mundja sidomos e cila ishte në vend të parë dhe zgjoi një interesim të madh. Sivjet është një përgatitje e jashtëzakonshme në këto disiplina  dhe  morën pjesë pothuajse mundësit më të mirë që i kemi në këto troje” tha Vesel Nikçi nga Këshilli organizativ

Kryetar I bashkësisë lokale te Rugovës dhe profesor i gjimnazit të Pejës, Flamur  Rexhbogaj theksoi se është thelbësore  të rikujtojmë rëndësinë e këtyre lojrave që kanë formuar identitetin  tonë dhe kanë mbajtur të gjallë shpirtin.

“Lojërat tradicionale  janë më shumë se argëtim. Ato janë një mënyrë për të përcjellë vlera  dhe mësime  të rëndësishme brezave të rinj. Nëpërmjet  tyre , mësojmë për rëndësinë e bashkëpunimit , respektit për njëri-tjetrin dhe  ndjenjën  e përkatësisë në komunitet” tha profesoiri Flamur Rexhbogaj

Në këtë manifestim kulturo-sportive ku të pranishëm ishin njerëz nga e gjithë Kosova, mërgata shqiptare si dhe nga viset tjera shqiptare  u  shfaq edhe një program i pasur me yje të këngëve dhe valleve shqiptare ., Organizatori për garuesit më të mirë në çdo discipline të lojërve tradicionale ndau Kupa, medalje dhe mirënohje, ndërsa me mirënjohje u nderua edhe televizoni kombëtar KlanMacedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share