Zyrtare: Më 9 shtator ndeshje miqësore FC Wil – Shkëndija

Kuqezinjtë më 9 shtator në “Lidl Arena” në Zvicër do të përballen me FC Wil në një ndeshje miqësore të cilës do t’i paraprijë program i pasur kulturo-artistik. 

KF Shkëndija do të prezantohet para diasporës më 9 shtator 2023, kur në qytetin e Wil-it do të ndeshen me anëtarin e Challange League të Zvicrës. FC Wil dhe KF Shkëndija kanë firmosur akordin për zhvillimin e ndeshjes miqësore me karakter kulturo-sportiv e argëtues për diasporën që jeton e vepron në Zvicër dhe jo vetëm. 

Duelit miqësorë Wil-Shkëndija do t’i paraprijë program i pasur kulturo-artistik e sportiv, ku do të performojnë pelivana nga Maqedonia në prezencën e kampionit Olimpik, Shaban Tërstena, Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, minikoncert i grupit “Elita 5” e shumë befasi tjera që do të organizohen nga shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share