Pejë: Një grua vritet nga bashkëshorti!

Një grua është vrarë nga në orët e hershme të mëngjesit në Pejë nga I dyshuari bashkëshorti I saj.

Mësohet se ajo ishte duke pirë kafenë e mëngjesit të shoqëruar nga një cigare deri sa bashkëshorti e ka qëlluar prapa kokës me armë zjarri.

Ai më pas ka lajmëruar policinë të cilët e kanë arrestuar dhe I kanë konfiskuar armën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe në vitin 2021 gruaja kishte raportuar bashkëshortin për dhunë në familje.

Tv Klan mëson se gjykata I kishte shqiptuar 400 euro gjobë për rastin. Cifti mësohet se kanë tre fëmijë.

E ndjera per me shume se 20 vjet kishte punuar si asistente e stomatologut ne nje nga qendrat e mjekesise familjsre ne Pejë.

Kjo është vrasja e dytë e grave brenda 5 ditësh.

Të premten e kaluar një grua u privua nga jeta në nga I dyshuari ish bashkëshorti I saj në Ferizaj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share