Arrestohet një prej organizatorëve të sulmeve ndaj KFOR-it në veri të Kosovës

Është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan. Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Bëhet fjalë për Milun Milenkoviç-Llune.

Sveçla tha se Milenkoviç i njohur me nofkën “Llune” është njëri nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale. Ai shtoi se gjatë arrestimit të tij janë lënduar lehtë tre zyrtarë policorë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cënuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, tha Sveçla./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share