Pediatri Salihu për tv KlanM: Pasojat post covid tek fëmijët nëse nuk trajtohen mund të kalojnë në faza më të rënda

Doktor specialist pediatër Rushid Salihu i specializuar në pasojat post covid tek fëmijët ishte mysafir tek emisioni i mëngjesit Happy Day në Klan Maqedoni i cili na njoftoi më afër me virusin Kovid tek fëmijët dhe pasojat e saj.

Pediatri Saliu për KlanM tha se virusi është ende mes nesh mirëpo me shenja më të buta klinike.

“Virusi është mes nesh varësisht nga gjenotipët e zhvilluara dhe virusi me ndryshimet e veta është më pak agresiv dhe ka kaluar në shenjat klinike shumë të buta. Kovidi egziston dhe do të egzistoj dhe ka kaluar në fazën endemike dhe do të jetë në fazat epidemike zesonale”, deklaroi pediatri Saliu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij vaksina është  një preventivë për parandalimin e shpejtë të virusit, ku theksoi se në Slloveni ku edhe vepron vet ai potencoi se vaksina tek fëmijët rekomandohet që nga mosha 12-vjeçe.

“Vaksina është një prevencion që të parandaloj përhapjen e shpejtë të virusit. Nga mosha 12 vjeçare vasina rekomandohet për fëmijët në Slloveni”, deklaroi për tv Klan M pediatri Saliu.

Pasiqë vepron në Slloveni ai na njoftoi se fëmijët atje vazhdojnë në shkollë pa asnjë masë mbrojtëse.

“Në Slloveni fëmijët janë në shkollë pa asnjë masë mbrojtëse por shteti u garanton fëmijëve dhjetë strisho për e tamponit në rast se ka shenja të dyshimta për virozë që të vet testohet në shtëpi që pastaj tek mjeku amë të bëj testimin zyrtar. Trajtimi izolimi vazhdon akoma”.

Pediatri Saliu tha se saj përket popullatës pediatrike infeksioni kalon shumë lehtë mirëpo duhet pasur kujdes nga komplikimet shëndetësore ku rekomandohet që fëmijët pas kalimit të Kovidit mos tu ekspozohen aktiviteteve fizike.

“Saj përket popullatës pediatrike infeksioni kalon shumë lehtë por duhet një kujdes nga komplikimet shëndetësore që fëmijët i prekin si zemra apo mushkëritë pas kovidit rekomandojmë që fëmija mos tu ekspozohet aktiviteteve fizike”, deklaroi pediatri Salihu.

Saliu përmend si pasoja post kovid haset ulja e kujtesës përqendrimi, hiper aktiviteti fëmijërorë deri tek të prekurit e shëndetit psiqiko-mendor deri te depresioni që janë pasoja shumë të rënda që nëse nuk trajotohen në kohë mund të lënë pasoja tek një fëmijë./KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share