PE nismë për ulje të ndotjes nga Industria e Modës

“Fast Fashion” përgjegjëse për 10-18% të ndotjes nga CO2 në atmosferë

Mbrojtja e mjedisit, por dhe e industrisë evropiane është qëllimi i nismave të reja të aprovuara nga PE. Objektivi final është reduktimi i të ashtuquajturës Fast Fashion, që është prodhimi masiv me cilësi të ulët dhe çmime mjaft të ulëta, duke tejkaluar normat e konsumizmit, të cilat gjithnjë e më shumë ndotin më pas mjedisin.

Industria e modës mendohet që për vitin 2023 të arrijë shifrën rekord prej 108 mld euro nga shitjet, duke shënuar rritje me +16.% në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkohë që vetëm pjesa e Fast Fashion duket se është përgjegjëse për 10-18% të ndotjes nga CO2 në atmosferë, duke mos marrë në konsideratë mbejtjet e plastikës, pasi 70% e veshtjeve janë më fibra që janë derivate të naftës.

Pikërisht nisma e fundit e PE përqendrohet në këtë pikë, për të rregulluar me ligje më të ashpra Fast Fashion. Pikë së pari materialet duhet të jenë më cilësi më të lartë dhe çmim me të lartë. Dhe mbi të gjitha ato veshje që mbeten të pashitura nga një koleksion, mos të hidhen në koshin e mbeturinave, sikurse ndodh, por të qëndrojnë në magazinë e dyqane deri në shitjen e tyre. Ky është një hap i vogël kundrejt këtij problemi, duke patur parasysh që në një vit 80 mln tonelata rroba të pashitura digjen ose ndotin detet e oqeanet tona.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share