Tragjedia në Iskia jo vetëm nga moti i keq, shkak edhe ndërtimet pa leje

Tragjedia e të shtunës në ishullin turistik të Iskias në jug të Italisë ku humbën jetën 8 persona e ku ende po kërkohet për 5 të zhdukur nuk ishte vetëm për faj të motit të keq.

Ekspertët thonë për mediat italiane se një prej problemeve më të mëdha, me të cilat përballen autoritetet lokale të ishullit janë ndërtimet pa leje.

E përditshmja ‘Il Giornale’ shkruan se prej 1985-ës, banorët vendas kanë bërë 27 mijë kërkesa për legalizime ndërtesash, çka do të thotë se gjysma ndërtimeve janë pa leje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si të tilla ato janë ndërtuar edhe në zona të rrezikshme, thonë ekspertët, sipas të cilëve jo kudo mund të ndërtohet pasi ishulli ka aktivitet të lartë vullkanik e sizmik. Për më tepër, rastet e fatkeqësive natyrore si pasojë e motit janë shtuar me 42% për shkak të ngrohjes globale.

Banorët që humbën jetën si pasojë e katastrofës së fundit të shkaktuar nga reshjet e dendura, mes të cilëve 4 fëmijë, ndodheshin pikërisht brenda ndërtesave të ngritura në zonat me rrezikshmëri të lartë nga rrëshqitjet e tokës.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share