Pashkët: Qytetarët mesazhe paqeje – të zhgënjyer nga politikanët!

SHKUPI PËR PASHKËT “QYTET FANTAZMË”!

Shkupi sot dukej si “qytet fantazmë” me rrugë të zbrazura dhe pa frekuentimin e qytetarëve, njofton KlanM.

Pamjet rikujtojnë kohën e “karantinës”,  por jo. Myslimanet janë në ditët e fundit të ramazanit e besimtaret ortodoks sot festojnë Pashkët. Të gjitha rrugët çonin drejt tempujve fetarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Qytetarët dërgojnë mesazhe dhe urime për Pashkët.

“Vërtetë u ringjall, për shumë vite, të jemi shendosh e mirë. Duhet ta dinë politikanët por e dimë të gjithë se në çfarë situate jemi. Të jemi të gjithë shendosh e mirë, ti respektojmë traditat, festat e krishtera dhe të gjithë tjerët, shëndet, dhe dashuri.”

“Urime festa, për shumë vite le te jetë Jezu krishti u ringjall – vërtet u ringjall, dashuri dhe paqe për njerëzit, fëmijët të rriten në normalitet, përse u lutet më shumë? Për shëndet, fat.” – deklaroi Gordana, qytetare.

Por, edhe në këtë festë të madhe krishtere, qytetarët janë të zhgënjyer nga politika dhe situata e përgjithshme ekonomike e politike.

“Gjithçka është mirë tek ne por populli nuk bën, që nuk është i bashkuar ajo është puna më e keqe, të gjithë shohin vetëm për xhepin e vet, kjo nuk është e mirë për të gjithë shtetin, do ta boshatisim shtetin, 500 vite ka qenë nën robërinë turke dhe 100 vite në robëri të bullgareve dhe serbeve dhe tani përsëri do e japim në robëri. Nuk është mirë jo. “

“Ku është Lubço Georgievski, unë jam i VMRO-së dhe nuk e dua, u mbush dhe iku, nuk është mirë, popullin nuk bën, duhet para popullit të gjykohet, të gjithë politikanët u mbushën mirë dhe tani populli le të vuajë.” – tha Vele Dojçinovski, qytetar.

Simboli i Pashkëve janë vezët e ngjyrosura. I pari kumton lajmin për ringjalljen e Krishtit kurse I dyti e konfirmon.

Ringjallja e Krishtit është festë që bashkon besimin dhe traditën kurse nis në të Enjten e madhe kur amviset ngjyrosin vezët e Pashkëve. Ngjyra e kuqe simbolizon fitoren, kurse ka domethënies së Jezu Krishti me ringjalljen ka mposhtur vdekjen. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share