MSH: Janë miratuar edhe 100 milionë denarë shtesë për ilaçin Trikafta

Ministria e Shëndetësisë informon se janë miratuar edhe 100 milionë denarë shtesë për ofrimin e ilaçit “Kaftrio” në kombinim me “Kalydeco” për pacientët shtesë me fibrozë cistike.

Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve ka marrë pëlqimin nga Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Byroja e Furnizimeve Publike për të kryer procedurë urgjente me negociata të drejtpërdrejta me distributorin e autorizuar të Vertex.

Nga Klinika për fëmijë, e cila duhet të blejë ilaçin, theksojnë se më 21 nëntor është nënshkruar kontrata mes drejtorëve të Klinikës dhe Alkaloid Cons, dhe e gjithë sasia e ilaçit pritet të dorëzohet në gjysmën e parë të dhjetorit të këtij viti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

-”Me 102 regjime terapie, 12 pacientët aktualë që tashmë po marrin ilaçin do të mbulohen edhe për dy muaj (deri në prill 2024), por ilaçet do të jenë në dispozicion edhe për pacientët shtesë që plotësojnë kriteret për “Kaftrio” në kombinim me “Kalydeco”, thonë nga Klinika.

Kujtojmë se në vitin 2023 me buxhetin e kushtëzuar të Klinikës për sëmundje të fëmijëve, është siguruar dhe ka filluar terapia për 12 pacientë me fibrozë cistike. Tetë nga këta pacientë që kanë filluar terapinë ndiqen në këtë institucion publik shëndetësor, ndërsa katër të tjerët që kanë filluar terapinë ndiqen në Klinikën për Alergologji pulmonare. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share