Pas vizitës së javës së shkuar në Kosovë, Lajçaku shkon në Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të qëndrojë për vizitë në Serbi.

Atje, zyrtari evropian do të pritet në takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e tij në kryeqytetin serb, Beograd vjen pas asaj të javës së shkuar në Prishtinë.

Lajçaku në Kosovë pati takime me krerë të shtetit, përfaqësues të opozitës dhe ambasadorë të huaj.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti më 9 mars.

Lajçaku, tha se nga takimi me Kurtin mësoi më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Takimet ende po vazhdojnë. Unë fola me Kurtin dhe tani di më shumë për pritjet e Kosovës, për implementimin. Fokusi është tek finalizimi, i cili është hapi i dytë, dhe hapi i tretë është formalizimi, por tani të fokusohemi në hapin e dytë, dhe ne do të arrijmë atje, do ta diskutojmë këtë në Ohër, por natyrisht se qëllimi kryesor është finalizimi i marrëveshjes dhe finalizimi i rrugës për implementim”, tha ai, raporton Klankosova.tv.

Takimet në Kosovë dhe Serbi të të dërguarit evropian për dialog po ndodhin në prag të takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share