Pas takimit me Kurtin e Vuçiqin, Borrell do të deklarohet për media

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për medie, rreth orës 19:00, pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kështu ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Përveç tyre, pjesë e këtij takimi të nivelit të lartë do të jenë edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Siç ka njoftuar Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme, në tavolinë janë dy tema, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Deklarata për Personat e Zhdukur.

Nga takimi në Ohër kanë kaluar 45 ditë dhe në atë të sotmin do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur atje. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share