Dialogu Kosovë-Serbi rifillon javën e ardhshme

Kryenegociatorët do të diskutojnë për konkretizimin e marrëveshjes së Ohrit

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do vazhdojë javën e ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve ku Kosova përfaqësohet me zv.kryeministrin Besnik Bislimi ndërsa Serbia me shefin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lajmi u bë publik nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili tha se kryenegociatorët nga të dyja palët do të avancojnë me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord në Ohër.

Palët janë dakorduar në qytetin buzë liqenit që të zgjidhin si çështje urgjente problemin e personave të zhdukur si dhe krijimin e institucioneve për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë. BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.

Për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së Ohrit pritet që të themelohet një Komitet i përbashkët Monitorimi.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share