Sekretari amerikan i Shetit, Antony Blinken, ka reaguar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Blinken përmes një postimin në Twitter vlerësoi lartë mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës, derisa tha se SHBA do vazhdojë ta mbështet dialogun Kosovë-Serbi, përcjell “Bota sot”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën”, u shpreh Blinken.
Postimi i plotë
U takova sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.
https://twitter.com/SecBlinken/status/1552067831314886656