Katari ndërhyn për sheshimin e pakënaqësive për ndihmat
Dita e dytë e shkëmbimit të pengjeve u shoqërua me përplasje të forta mes Izraelit dhe Hamasit. Ishte parashikuar që procesi të realizohej në orën 16:00 të orës lokale, por Hamasi ngriti pretendimet se Izraeli po shkelte marrëveshjen. Shkak ishte moslejimi i ndihmave humanitare e mjekësore drejt veriut të Gazës.
Pas këtyre përplasjeve të forta, në lëvizje u vendosën Katari dhe Egjipti, dy shtete që e udhëheqin këtë proces.
Në orët e vona të së shtunës u njoftua se Hamasi i dorëzoi nëpërmjet Kryqit të Kuq 13 izraelitet e marrë peng, 5 gra dhe të tetë fëmijë. Ndërsa 7 pengje të tjera iu përkasin shteteve të tjera.
Sakaq Izraeli në respekt të marrëveshjes do të dorëzojë 39 të burgosurit palestinezë.
Egjipti dhe Katari po punojnë në zgjatjen dhe në pesë dite të armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, kjo më qëllimin për lirimin e sa më shume pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.
Tv Klan