Pas mollëve në shkolla, vitin e ardhshëm do të shpërndahet edhe peshk troftë

Nikollovski: U shpërndanë 75 tonë mollë në çdo shkollë

Përveç mollëve të shpërndara nëpër shkolla nga viti i ardhshëm do te shpërndahet edhe peshk troftë vendase, perime dhe produkte tjera vendase, paralajmëroi sot Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski. Nikolovski shtoi se këtë vit janë zbatuar shumë masa dhe politika të reja domethënëse, siç ishte edhe programi për blerjen e prodhimeve të freskëta, mollë e Maqedonisë së Veriut, program i quajtur masa Evropiane dhe vakt i shëndetshëm për çdo nxënës.

“Në pjesën e ndryshimit të modelit të subvencionimit është dhënë 100% mbështetje e rritur, kjo do të thotë se vitin e ardhshëm përveç mollëve maqedonase një ditë nëpër shkolla do të ketë troftë maqedonase, një ditë perime, një ditë do të ketë lloje të tjera të produkteve”, deklaroi Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Shpërndarja 75 tonë mollë neper shkolla sipas Nikollovskit  ishte pilot projekt i cili sipas tij u realizua me sukses dhe në vitin e ardhshëm përveç mollëve, ky projekt do të mund të zbatohet edhe me shpërndarjen e produktet tjera vendase.

“Ky ishte pilot projekt me mollët ku përfundoi, u shpërndanë 75 tonë mollë në çdo shkollë, tek çdo nxënës, besoj se ky testim i kësaj masë sistematikisht në 2023 ku edhe siguruam 100% buxhet do të mund ta zbatojmë edhe me produkte tjera vendase”, tha Nikollovski.

Nikollovski shtoi gjithasthu se interesimi i rinjve për masat që ne ofron ministria e bujqësisë po rritet dhe mbështetja që u jep kjo ministri fermerëve të rinj për të filluar biznesin e tyre përmes garantëve të pakthyeshme është e frytshme./KlanMacedonia

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share