Arrestohen kontrabandues të emigrantëve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më datën 27.10.2022 në ora 21:50 minuta te zona industriale në Vallandovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Dojran i Vjetër i kanë privuar nga liria V.R. (22), A.D. (24), G.A. (23), F.G. (23) dhe L.R. (20), të gjithë nga Republika e Kosovës të cilët me tre automjete të pasagjerëve “folkswagen golf” me targa nacionale të Kosovës kanë transportuar 10 migrantë nga Afganistani, prej të cilëve pesë meshkuj, dy femra dhe tre persona të mitur.

Rreth orës 21:30 minuta në rrugën e vjetër Stojakovë-Bogdancë, nëpunësit policorë kanë vërejtur se si në automjetet të cilët i kanë drejtuar A.D. dhe G.A, kanë hyrë persona migrantë, kurse në automjetin të cilin e ka drejtuar V.R. kurse bashkëudhëtarë kanë qenë F.G. dhe L.R. ka pasur rolin e paraardhësit. Ata nuk janë ndaluar në shenjën “stop” dhe shumë shpejt i kanë zbritur migrantët nga automjetet, por pas ndërmarrjes së masave automjetet janë ndaluar, kurse migrantët janë gjetur.

Nga MPB thonë se për rastin është informuar Prokurori Publik, migrantët janë dërguar në qendrën pranuese-tranzitore për procedurë të mëtejme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share