Kovaçevski: Ky është një vit shumë i vendimeve të rëndësishme

GRUBI: FRONTI EVROPIAN I JEP FUND NDIKIMIT RUS NË VENDIN TONË

Anëtarësimi i Bashkimit Evropian nuk është dhe nuk mund të jetë premtim parazgjedhor i cili asnjëherë nuk do të realizohet. Ne i kemi dhënë detyrë vetes që ta realizojmë atë deri në vitin 2030, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, gjatë Konferencës vjetore të Qeverisë, njofton KlanM. Ai tha se vendi ndodhet sërish para vendimeve të rëndësishme për ardhmërinë evropiane.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tani jemi para disa vendimeve. Të nevojshme, të vërteta, për disa të lehta, për disa më të vështira. Por për të gjithë ne, vendime që bartin përgjegjësi. Pasi që edhe ky vit është vit i vendimeve shumë të rëndësishme të brendshme, vendore. Si, me kë dhe në çfarë mënyrë, sa shpejtë dhe me cilësi do të vazhdojmë në rrugën e progresit. Pikërisht në vitin 2024, është vit kyç për përshpejtimin e reformave dhe integrimit të përshpejtuar të tregut të përbashkët evropian para anëtarësimit të plotë në BE”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, duke folur për ndikimin rus tha se, vendi jonë ndër vite po përballet më sfida që kanë vetëm një qendër të përbashkët të jostabilitetit dhe kjo është Rusia.

“Eksponentët rus i kemi gjithkund, për të prishur funksionin e mirë të kësaj qeverisje dhe miqësinë e mirë me gjithë aleatet tanë, ndaj me Frontin Evropian po bashkojmë forcat dhe po ruajmë atë që e krijuam me mund, po bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një shtet me tapi për të gjithë. Sot shteti jonë është partner i NATO-s, kemi dyer të hapura në çdo vend të botës, në çdo institucion botëror, ndaj vetëm Fronti Evropian i jep fund ndikimit rus në vendin tonë”, tha Artan Grubi.

Ai shtoi se, diplomati amerikan O’Brajan porositi edhe dje nga Shkupi se, sa me rëndësi janë për në SHBA-të dhe Europa, ndaj varet nga të gjithë ne së bashku, ku dhe si e duam vendin tonë të përbashkët./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share