Pas eleminimit në Euro 2024, Cristiano Ronaldo dhe Georgina nisin pushimet familjare

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë me pushime, disa ditë pasi Portugalia u eliminua nga Euro 2024.

Dyshja po shijojnë disa ditë pushimi pas Kampionatit Evropian të Futbollit përpara se të kthehen në Arabinë Saudite për fillimin e para-sezonit me Al Nasr.

Futbollisti dhe influencuesja kanë shijuar një not në det me fëmijët e tyre. “Pushime familjare”, ka shkruar Rodriguez në videon që ka postuar në Instagram.

Të enjten, më 11 korrik, Rodriguez ngarkoi gjithashtu disa foto nga udhëtimi i tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share