Ferma VIP/ Elsa Lila: Jam gati t’i bëj duart pis me kafshët

Elsa Lila ka hequr petkun e këngëtares për të veshuar atë të fermeres. Elsa do të jetë një nga konkurentet e fermës më të famshme në Shqipëri, që do të transmetohet çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00 në Vizion Plus dhe çdo ditë, 24 në 24 në dy kanale të dedikuar, Tring 1 dhe Tring 2.

Elsa Lila në klipin e saj u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij spektakli, të cilin e cilësoi një eksperiment social shumë interesant.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Që e vogël shpesh shkoja në fshat për t’u marrë me punë fshati dhe shpesh i kam bërë duart pis. Tani jam gati për t’i bërë sërish duart pis me kafshët. Të jetuarit në komunitet me një grup njerëzish që nuk njihen me njëri-tjetrin është një eksperiment social shumë interesant, përpara kamerave është shumë më interesant. Të jetuarit me një grup njerëzish përpara kamerave sëbashku me një grup kafshësh dhe bimësh është akoma edhe më interesant. Po hyj në këtë eksperiment social duke krijuar një familje të madhe të improvizuar para kamerave, natyrës kafshëve dhe bimëve”, tha Elsa Lila.

Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share