Pas dy atentateve të dështuara ndaj tij, Trump do të merr mbrojtje më të madhe nga Shërbimi Sekret

Donald Trump thotë se do të ketë më shumë mbrojtje nga Shërbimi Sekret pas dy atentateve të dështuara ndaj tij.

Të dielën, kandidati republikan për president u vendos nën mbrojtjen më të madhe të agjentëve pasi u dëgjuan “katër ose pesë” të shtëna armësh në afërsi të Trumpi, i cili në atëkohë po luante golf.

Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, po përballet me akuza federale për armëmbajtje pa leje pasi një agjentë e kishte vë re amerikanin duke kaluar nëpër shkurre dhe hapi zjarr ndaj të dyshuarit.

Shërbimi Sekret konfirmoi se të shtënat e vetme në incident ishin nga agjenti i saj, raporton skynews.

Autoritetet deri më tani nuk besojnë se Routh po vepronte me dikë tjetër.

Ata thonë se i dyshuari kishte një prani aktive në internet dhe po përpilojnë detaje të lëvizjeve në javët para arrestimit të tij.

Ndryshe, Trump ka akuzuar dyshen Joe Biden dhe Kamala Harris se po krijojnë narracione për vrasjen e tij. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share