Hetimet për fshehje të bilancit, ja ndëshkimi që mund të marrë Juventusi nga UEFA

Qeveri e futbollit europian (UEFA) po monitoron në distancë hetimin që la nisur prokuroria e Torinos për Juvetusin në lidhje me bilancin e rremë. “La Gazzetta dello Sport” raporton skenarët e mundshëm në lidhje me sanksionet që mund të marrë “Zonja e Vjetër”.

Gjobë, mosakordimi e të ardhurave nga kompeticionet e UEFA-s, kufizime sa i përket përfshirjes së lojtarëve në listën A për një kompeticion evropian, skualifikim për vitin aktual ose ndalim në të ardhmen në garat e UEFA-s. Është, mbi të gjitha, ky sanksion i fundit që shqetëson tifozët e Juventusit, edhe nëse nga Nyon bëjnë thirrje për maturi. Për të arritur në një masë ndëshkimore kaq të ashpër, duhen vërtetuar parregullsi serioze.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share