Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu. Në mëngjes në disa lugina do të ketë mjegull.

Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me mjegull. Rreth mesditës do të ketë kushte të dobëta shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të dobëta lokale shiu do të vazhdojë edhe të enjten, ndërsa në lugina të veçanta do të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm. Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën pasdite dhe të dielën pritet sërish valë e re reshjesh kryesisht me reshje shiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share