Parashikimi i motit

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare, me erë herë pas here të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.

Indeksi UV do të jetë 7, njoftojnë nga Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ditët në vijim, do të mbajë mot kryesisht stabil me erë të dobët deri mesatare. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa temperaturat e ditës do të rriten gradualisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share