Paralajmërohet për temperatura të larta në Ballkan dhe Evropë

Temperaturat e larta e kanë përfshirë një pjesë të madhe të globit, duke nisur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duke vazhduar edhe me Evropën.

Disa pjesë të SHBA-së pritet të kenë temperatura rekorde sot, po ashtu ka paralajmërime për nivele “të rrezikshmërisë” të nxehtësisë për javën e ardhshme në të gjithë jugperëndimin.

Gati një e treta e amerikanëve – rreth 113 milionë njerëz – këshillohen që të kenë kujdes nga temperaturat e larta, duke filluar nga Florida në Kaliforni e deri në shtetin e Uashingtonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) i vendit u ka kërkuar njerëzve të mos e nënvlerësojnë rrezikun për jetën.

Të shtunën, maksimumi prej 48 gradë celsius u regjistrua në Phoenix, Arizona. Ndërkaq në Kalifroni pritet temperatura të arrijë në 54 gradë celsius, duke iu afruar temperaturave më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Tokë.

NwS ka thënë se rekordet lokale mund të vendosen gjithashtu të dielën në rajonet San Joaquin Valley, Mojave Desert dhe Great Basin.

Në shtetin fqinj Kanadanë, zyrtarët thonë se zjarret e shumta janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta, duke djegur deri tani 10 milionë hektarë tokë.

Evropa dhe i nxehti

Temperatura e larta e kanë përfshirë tashmë edhe Evropën, Italia, Spanja dhe Greqia prej disa ditësh po përjetojnë temperatura të larta.

Në Evropën jugore javën e ardhshme pritet të përkeqësohen temperaturat, pasi do të jetë një valë e fortë e nxehtit.

Ministria italiane e Shëndetësisë lëshoi një alarm të kuq për 16 qytete përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen për fundjavën. Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me 48 gradë Celsius të mundshme në Sardenjë, sipas mediave italiane.

Turqia dhe Ballkani

Meteorologu italian dhe eksperti i klimës, Giulio Betti, për BBC-në ka thënë se temperaturat e larta do të jenë edhe në Turqi e Ballkan, pos Evropës Jugore.

“Temperaturat do të arrijnë një kulm nga 19 deri më 23 korrik- jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan. Disa rekorde lokale të nxehtësisë brenda këtyre zonave mund të thyhen gjatë atyre ditëve”, tha Betti, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share