Parafushata zgjedhore/ Fotot me Kovaçevin – vijojnë përplasjet LSDM – VMRO DPMNE!

Nuk është vetëm Gordana Siljanovska, krenar për fotografinë me eurodeputetin bullgar, Andrej Kovaçev është edhe Mickoski – thonë socialdemokratët, duke rikujtuar se Kovaçevi është një mohues i popullit maqedonas.

“Çfarë kanë të përbashkët Mickoski me Kovaçevin? Fotografitë flasin shumë. VMRO-ja bullgare dhe maqedonase punojnë në dëm të shtetit, bëjnë gjithçka për të bllokuar perspektivën evropiane të Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, Stevo Pendarovski ka rrënuar pozicionet e Maqedonisë dhe është inkurajuar personalisht nga Andrej Kovaçevi për të mbështetur qëndrimet bullgare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Personalisht Pendarovski dhe LSDM dolën me teza të shovenistëve më të mëdhenj bullgar, teza që askush në Bullgari nuk besoi se do të pranohen nga politikanët maqedonas, e që kufizohen me fantashkencë dhe para se të vijnë Pendarovski dhe LSDM-ja u kanë shërbyer vetëm për folklore vendor”, tha Mile Lefkov.

Përplasjet LSDM-VMRO DPMNE lidhur me fotografitë, nisën kur u publikoi një foto e kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova me eurodeputetin bullgar Andrej Kovaçev./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share