Paqja me Ukrainën, Erdogan fton Putinin

Takimi brenda Gushtit, gati plani për armëpushim urgjent

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan do të nxisë rifillimin e bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Për këtë do të vetëofrohet sërish si ndërmjetës kryesor, ndoshta edhe për një dialog të drejtpërdrejtë mes Volodimir Zelenskit dhe Vladimir Putinit.

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti citon burime pranë kreut të shtetit turk që thonë se Erdoan dhe Putin pritet të takohen në fund të këtij muaji.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Parashikohet që Putin të udhëtojë drejt Turqisë për t’u takuar me homologun turk, çka pritet të jetë një vizitë e rrallë e shefit të Kremlinit jashtë vendit që prej Marsit kur Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi për të një urdhër-arresti për krime kundër njerëzimit. Turqia megjithatë, nuk është pjesë e marrëveshjes me këtë gjykatë.

Erdogan pritet t’i propozojë Putinit një armëpushim urgjent, sipas burimeve pranë tij, pritet t’i hapë rrugën procesit të paqes në Ukrainë, që do të përqendrohet tek interesat kombëtare jo vetëm të Ukrainës por edhe Rusisë. Pjesë e axhendës së takimeve pritet të jetë edhe rijetësimi i marrëveshjes së grurit dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share