Moldavia me qeveri të re, properëndimore

Qeveria e re e Moldavisë, e kryesuar nga ekonomisti properëndimor, Dorin Reçean, mbrëmë dha betimin pasi që e mori mbështetjen nga shumica e deputetëve në Parlament.

Për zgjehdje të qeverisë së re votuan 62 deputetë të Partiës në pushtet për aksion dhe solidaritet, e cila ka shumicën absolute në parlament me 101 vende deputetësh.

Reçean, ekonomisti 48-vjeçar i cili një vit ishte këshilltar për mbrojtje dhe siguri i presidentes moldave Maja Sandu, u emërua kryeministër javën e kaluar, pasi që kryeministeja Natalia gavrilica befas dha dorëheqje.

Pasi që anëtarët e qeverisë dhanë betimin para presidentes Sandu, ajo u tha se duhet ta udhëheqin Moldavinë përmes “një periudhëe shumë të rëndë, të shënuar me disa kriza” dhe e ceki anëtarësimin në BE si mënyrë të vetme që vendi ta “ruajë dhe përforcojë” rendin demokratik.

Reçean deklaroi se përforcimi i sektorit të sigurisë së Moldavisë është një nga prioritetet, së bashku me integrimin evropian, duke cekur se është e domosdoshme “në mënyr drastike të kundërshtohen aktivitetet e atyre të cilët dëshirojnë të fusin luftë në vend”.

Sandu të hënën tha se Moska planifikon grusht shtet në Moldavi me ndihmën e diversantëve nga Tusia, Bjellorusia, Serbia dhe Mali i Zi, me qëllim që ta kthejë vendin nga rruga evropiane. /MIA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share