Pamjet e frikshme nga tërmeti i fuqishëm në Marok, mbi 600 viktima

Pamjet që vijnë nga Maroku janë me të vërtetë të frikshme. Tërmeti që goditi vendin mbrëmjen e së premtes ka shkaktuar deri më tani mbi 600 viktima dhe mbi 300 të plagosur. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters duke iu referuar televizioneve marokene.



Siç duket nga video të publikuara në rrjetet sociale, ndërtesat janë shembur si pasojë e dridhjeve të forta. BBC shkruan se tërmeti është ndjekur 19 më vonë nga një pasgoditje tjetër shumë e fortë.

Njerëzit kanë vrapuar të alarmuar në rrugë.



“Ndjemë një dridhje shumë të fuqishme dhe kuptova se ishte tërmet. Mund të shikoje ndërtesa që lëkundeshin. Dola jashtë dhe kishte shumë njerëz. Të gjithë ishin në shok dhe të panikosur. Pas 10 minutash iku energjia elektrike dhe rrjeti celular”, tha Abdelhak El Amrani, një 33 vjeçar që jeton në Marrakesh.



Në fakt Marrakeshi është një nga qytetet e goditura më fort. Ky vend është një nga vendet e trashëgimisë së Unesco-s.

Kjo ngjarje tragjike ka marrë edhe vëmendjen e samitit të G20. Mikpritësi i saj, kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllime për jetët e humbura.

Ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë personat e mbetur nën rrënoja./tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share