Mungesë kuorumi: E diela mbetet ditë jo pune

GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA NUMËR TË MJAFTUESHËM TË GJYKATËSVE

Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë një vendim që përfshinë punën gjatë të dielave. Nisma ishte ngritur nga Oda Ekonomike e RMV-së ku është kontestuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune që në përmbajtje përfshinë “punën gjatë të dielave”. Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska tha se kjo sihte njëra nga 40 lëndët që nuk kaluan për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Klan M.

“Gjykata Kushtetuese nuk miratoi vendim për këtë lëndë për shkak të votave të pamjaftueshme. Fatkeqësisht përmes një lëndë kaq të rëndësishme për qytetarët potencohet nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve” – deklaroi Hristina Belovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rreth nismës për lëndën “E diela ditë jo pune” gjykatësit do të rikthehen atëherë kur do të bëhet kompletimi I Gjykatës Kushtetuese nga  Kuvendi I RMV-së. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share