Pakti me Vuçiç, Limaj: Nëse Kurti do ishte në opozitë do digjte Kosovën

“Presidentja Vjosa Osmani, shkelëse e Kushtetutës”

Për Fatmir Limajn, marrëveshja e firmosur nga kryeministri i Kosovës me presidentin serb Aleksandër Vuçiç do të kontestohej dhe nga vetë Albin Kurti nëse sot do të ishte në opozitë.

Sa i përket marrëveshjes së Brukselit ai shprehet se ka një mungesë transparence nga qeveria e Kurtit.

“Sot qytetarët e Kosovës janë në mjegull, shumica prej qytetarëve nuk e dinë çka është marrëveshja e Brukselit, qytetarët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës. Kurrë Kosova nuk ka pasur dialog më jo transparent se që ka ndodhur në kohën e Kurtit, të ka ardhur marrëveshja dhe janë dy seanca për dialogun”.

Kritika janë edhe në adresë të opozitës që sipas tij i mungon vendit dhe atë po e bën media në Kosovë.

“Fatkeqësisht kjo opozita parlamentare është në një kompleks. Ende nuk është çliruar nga një kompleks i çuditshëm për mua edhe në shumë veprime të këtij kryeministri ka faj opozita me heshtjen e saj”.

Limaj sakaq thekson se presidentja Vjosa Osmani shkeli Kushtetutën për mënyrën se veproi me shkarkimin e Valdete Dakes nga posti i kryetares së KQZ-së.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share