Kurti në ngjarjen e organizuar nga Këshilli i Evropës: Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit të Këshillimi të Evropës për “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, për të cilin tha se është një hap i madh drejt barazisë.

I pari qeverisë tha se ky projekt ka për qëllim përafrimin e mëtejmë të ligjeve dhe të politikave tona, e kjo pikërisht me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, një institucion tek i cili aspirojmë që të anëtarësohemi, sepse besojmë dhe kultivojmë vlerat e demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Ai po ashtu shtoi se secila përpjekje për barazi hapë shtigje për emancipim dhe solidaritet.

“Një hap i madh drejt barazisë, është edhe ky traktat që na ka mbledhur sot, e që njihet ndryshe si Konventa e Stambollit. Qeveria ka marrë përsipër obligimet që parasheh kjo konventë”.

Sipas Kurtit, korniza ligjore, krahas avancimit, duhet shoqëruar me politika të duhura publike, rritje të cilësisë së shërbimeve publike, pavarësi ekonomike, e financim të qëndrueshëm, dhe se me qëllim të pavarësimit dhe fuqizimit ekonomik të grave, në këto dy vjet të qeverisjes tha se janë ndërmarrë hapa konkret për një Kosovë sa më barazimtare mes grave dhe burrave.

“Pabarazitë, padrejtësitë e paragjykimet duhet t’i luftojmë bashkë. Dhunën në familje e dhunën në bazë gjinore, duhet ta luftojmë në mënyrë efikase të gjithë, gjatë gjithë kohës, e çdo kund. Do të jemi krah për krah, drejt barazisë gjinore, që është pra parakusht për një shoqëri të barabartë”, tha kryeministri Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share