Pagat në institucionet e Kulturës/ Sindikatat kundër ministres, Kostadinovska – ska ndryshim të marrëveshjes kolektive

Sindikata e Kulturës ka reaguar lidhur me rritjen e pagave të të punësuarëve  në institucionet e Kulturtës, Në press-konferencë ata shprehen pakënaqësitë e tyre  duke bërë të ditur se paga e muajit mars është rritur vetëm 2% e jo 12 % ashtu siç ishte marrëveshja kolektive.

Ata i bënë thirrje ministres që vendimi të plotësohet edhe për 10 për qind rritje.

”Këtu është kurthi i retorikës, nuk do të marrim 12 për qind për muajin mars, në realitet është vetëm dy për qind rritje. Edhe pse sipas të gjitha ligjeve të shtetit juridik na takon dhjetë për qindja e kontratës së përgjithshme kolektive dhe rritja nga rritja e pagës minimale sipas kontratës kolektive për kulturën” – thonë nga Sindikata e Kulturës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Nga ana tjetër, Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, në një konferencë të veçantë për media sqaroi se nuk ka asnjë ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të kulturës.

”Ne u konsultuam me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe kërkuam palët aktive të interesit. Deri më sot asnjë shërbim ligjor nuk ka raportuar se ka problem me llogaritjen e pagave. Marrëveshja kolektive nuk ka ndryshuar, vetëm paga minimale, të mos përhapen spekulime dhe teori konspirative” – tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – ministre e Kulturës.

 Sipas Ministres së Kulturës, hera e fundit që në këtë institucion ka pasur rritje prej 10 për qind, ishte shtatori i vitit 2023.

Sipas saj, për katër vitet e fundit, rritja e pagës për të punësuarit në këtë institucion shkon në 40%, e së bashku me marsin e këtij viti  është gjithsej 52%. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share