BYTYQI: RRITJA E PAGËS MINIMALE, REZULTAT I KUJDESIT TË QEVERISË
Nga muaji prill paga miniminale do të rritet për 2.175 denarë dhe do të jetë 20.175 denarë. Komisioni socio-ekonomik pranë Qeverisë vendosi që rritje e pages të jetë për 12 për qind më e lartë se e mëparshmja. Pagesa do të fillojë nga muaji i ardhshëm, pra punonjësit tashmë po punojnë me pagën e re minimale këtë muaj.
“Morëm vendim për rritje të pagës minimale në shtet, ashtu siç kemi premtuar, sot e realizojmë premtimin. Duke filluar nga muaji prill, paga minimale në shtet do të jetë më e madhe për 2.175 denarë, dhe nga 18.000 denarë do të rritet në 20.175 denarë”. tha, Dimitar Kovaçevski.
“Nëpërmjet dialogut me sindikatat dhe punëdhënësit vjet u dakorduam për zgjedhje sistematike dhe metodologji të re për rritje të vazhdueshme të pagës minimale, e kemi caktuar këtë shumë. Dhe kjo është rezultat i kujdesit të Qeverisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve. Të sigurojmë standard për qytetarët dhe përkrahje të fuqisë blerëse për qytetarët tonë. Kjo është rruga e vetme e drejt për të siguruar drejtësi sociale”. tha, Fatmir Bytiqi.
“Kjo do të thotë se kemi rritje të vazhdueshme të pagave dhe për këtë viti paga neto minimale është 20 175 denarë, ndërsa bruto nga marsi 2023 do të jetë 29.739 denarë”. tha, Jovana Trençevska./KlanMacedonia