Pa rrymë disa pjesë të Shkupit

EVN Maqedoni njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, sot pa rrymë do të jenë disa rrugë në komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Karposh.

Prej orës 8:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Todor Çangov”, nënrrugët numër 22 dhe 24, në komunën Aerodrom.

Prej orës 8:00 deri në orën 15:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve “Enixhe Vardarsko”, “Çedomir Kantarxhiev” dhe “Serska” në komunëln Kisella Vodë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Prej orës 9:00 deri në orën 13:00 rrymë nuk do të kenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Veslein Maslesha” nr. 3, hyrja 1 dhe 2 në komunën Karposh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share