Osmani: Vendimi i VMRO-së për ndërprerjen e komunikimit i keq dhe i pamenduar

“Do të punojmë edhe me deputetët që mbështesin eurointegrimet”

Edhe përkundër vendimit të VMRO – DPMNE-së për të ndërprerë çdo lloj komunikimi me pushtetin, Osmani thotë se, do të vazhdojnë të punojnë me partinë deri në ditën e fundit. Sipas tij, është më korrekte për qytetarët që të paktën njëherë të miratojnë një vendim së bashku, megjithatë nëse nuk ka rezultate, atëherë Osmani tha se, do të punojnë paralelisht edhe me deputetët që duan të mbështesin

“Deputetët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se ndryshimet kushtetuese janë në interes të shtetit dhe se shtete nuk do të marrë një shans të dytë të këtillë. Tani jemi në garë, çështja është nëse do të vazhdojmë apo do të dalim nga loja”, tha Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke komentuar vendimin e VMRO – DPMNE-së, ai tha se shpreson që ky vendim është nga “naiviteti apo nga garës së madhe për pushtet”.

“Deklarata ishte shumë e keqe, nuk e di a e kanë menduar, por partia e cila pretendon të ndërmarrë përgjegjësi, të dalë dhe të thotë “unë nuk flas me askënd për asgjë tjetër përpos për atë të bëhem kryeministër, ministër, për shkak të karrierës sime politike, është porosia më e keqe që mund ta jepni. Qytetarëve nuk u intereson kush ku është dhe në çfarë pozicioni, ata kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi dje se, Komiteti Ekzekutiv i partisë ka sjell vendim njëzëri që të ndërpresin të gjitha komunikimet zyrtare të nivelit bilaterale me përfaqësues të qeverisë./KlanMacedonia

https://youtu.be/balYiYMGleQ

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share